Tuesday, November 27, 2012

SHQIPERIA IME



          

                Kuq & ZI 


Vendi i Shqiponjave? PO ajo eshte SHQIPERIA Ime e dashur, me syte e mprehte si shqiponje, e pa trembur edhe me shume guxim. Ajo eshte qe feston 100 Vjetorin e pavaresise. Me ngjyrat kuq e zi qe dominojne Tiranen time, e te gjithe Shqiperine time. Te eger, te dashur, te ashper, te dhunshem, inteligjent, mafioze, te korruptuar, te mire, te keqinj... mbiemra nga me te ndryshmit kemi mbajtur ne shqiptaret mbi supe, mbiemra qe te lejne nje shije te hidhur. Edhe pse na kane copetuar e na kane ngrene te gjithe, nga nje cope, te gjithe nga nje llokem prap ne jemi ata qe mbajme mbiemra e epitete, ndersa ata qe na kane grabitur c'ka eshte e jona jane zoterinj te kollarisur. Po ti o vendi im, ju o njerezit e mi qe me lot e me gjak e late ate flamur, perse nuk u ngritet te cirreshit e te bertisnit, se po ju dhimbte, kur ju shkulnin, kush nje dore, e kush nje kembe. E prap edhe pse i gjymtuar o vendi im i shkrete, prap ti mbahesh ne kembe, duron e mundohesh te ecesh ose te zvarritesh, por mbijeton. Ne keto 100 vite eshte bere shume, eshte bere pak, eshte bere akoma me shume, eshte bere shume shume pak, perkufizime nga me te ndryshmet nga njerez te ndryshem, por asnjehere nuk eshte bere aq sa duhet. Me shpresen se per vendin tim te vogel (te lene keshtu,jo se ka qene i vogel) por me zemer te madhe, te behet me shume, po e mbyll postimin tim per sot. M.O          

Sunday, November 25, 2012

Le Mie Balerine :P




Ballerine, Ballerine, Ballerine :)  


Ciao :) Volevo parlarvi delle mie ballerine. Come potete vedere dalla foto, ho fatto un mix con le ballerine che io uso di piu, e che sono piu care per me. In fatti io adoro le ballerine, sono le mie migliori amiche. Posso camminare tranquilla, vano bene con tutti i tipi di abbigliamenti, sembri sempre feminile e ti senti libera. Nn lo so, ma hanno l'abilita di farmi star bene, e una sensazione bellisima. Le so apprezzare perche in fatti si parla solo di tacchi. Di tutti i tipi; a spillo, ortopediche, con colori sfrenti, metallici ecc. Pero dopo delle ore faticose su i tacchi, le ballerine sonno veramente una benedizione. E io sonno veramente contenta che esistono. Da Chanel, che le fa entrare sempre sul comercio in un modo meraviglioso, con dei esemplari stupendi a quelle di Chloe' che sono sempre IN, e fanno tendenza. Vanno di Moda, sono Chic e cosi: Vivano Le Ballerine :) M.O          

Saturday, November 24, 2012

Look of the DAY ;)



                                                                      My Saturday Look 


Hey, how was you Saturday? Mine, working. This morning didn't know what to wear, then just mixed up something and here I am (as you can see at the pic). Usually I wake up and while, I'm drinking  a cup of coffee & milk, and trying to open an eye I think, what it would probably be my look. And the funny thing is that I never wear what I think, when I'm sitting on my sofa. You know why? Because when I go to my closet, and see what's in it, I understand that, I  have to wear that because I missed it, but then it's that new dress, and oh I really, really want to wear that skirt with my new shirt...but in the end I wear exactly the opposite of what I was thinking about, because between wearing this and putting on that, I find myself ready for the accessories, ( never get out without them, but sincerely NEVER) and this is so fun. I enjoy this part, mixing the colors of my accessories, the shapes, and everything. But today I  felt to wear black and red, just like our flag and our 100 Anniversary of my Country. It can be dirty, hot, with rumors, cold, strange, dear, but I LOVE IT, cause it's my place. And that's why I'm here not to Milan, Paris, New York, or everywhere else (don't mind to go there as a tourist :) or to the fashion week but wanna live here). And when I finished dressing with the black color of the eagle, and the red color of the blood, I was ready & fresh to open the door of the world, and go to live a new day. So, before I went out just took this pic & posted now, cause even though was Saturday my day was very crashed and intense. But anyway I'm here now, and happy to share with you my look of the day. xoxo  M.O  

Friday, November 23, 2012

Mani Da: "Ciate Caviar"



                                                                 ‘Ciate Caviar’ 

Pas lançimit të suksesshëm të koleksionit të tijë të parë,  ‘Ciate Caviar’ ka vendosur të hedhë në treg edhe një koleksion tjetër manikyrash, për sezonin Fall-Winter. Ngjyrat që kam zgjedhur janë kombinime të vecanta, jam e sigurtë që njëra nga ato do t’ju mahnisë. Idetë janë të pafundme, kur bëhet fjalë për të dizenjuar thonjtë, por ky koleksion paraqet një set të cilin, nuk e keni parë asnjëherë. Ngjyra të forta, që spikasin të realizuara në perfeksion, me llakun që vendosët siper këtyre ngjyrave, i cili ka në përbërjen e tij kokërriza shumë ngjyrëshe. Një nga koleksionët, e bujëshme në botën e modës, pasi zbulon kombinime të cmendura, për zbukurimin e thonjëve. Një koleksion i cili ka tejkaluar imagjinatën dhe parashikimet në fakt. E në fakt deri tani nuk ka konkurrencë. Ngjyrat e përfshira në këtë koleksion janë bërë për të goditur e duke qënë se me mua e dhane efektin, besoj edhe tek ju do të kenë ndikim :) M.O


50 Shades of... BOOKS TIME ;)


The Trilogy of :
50 Shades of Grey 
50 Shades Darker
50 shades of Glasgow



Sinqerisht? Librat me kane terhequr gjithmone e i kam pasur miq, madje marrdhenie shume te mira kane vazhduar prej vitesh mes nesh. Ne kete periudhe te jetes time, me ka rene ne dore (por per te qene e sinqerte, me ka rene edhe ne koke) Trilogjia e Greit, shume e perfolur. Gjithmone kam qene kunder gjerave qe i fryjne shume, mediat me popullaritet, sepse shpesh jam zhgenjyer, por ne rastin konkret ka ndodhur e kunderta. Nese doni nje seri librash qe t'ju bejne te perjetoni emocione te forta e te kunderta, t'ju ngreje humorin me nje force te cuditeshme, me pas brenda minutit t'ju beje te perjetoni dhimbjen, dashurine, nje perkedhelje, nje shuplake te forte, nje puthje pasionante... Jeni ne vendin e duhur, e ju keshilloj t'i lexoni per te perjetuar emocione ndryshe nga te zakonshmet, ndryshe nga e perditshmja. Shpesh me ndodh te mendoj per format e ndryshme te dashurise. Por ne fakt te gjithe jemi te vetedijeshem, se nuk ka nje recete te shkruar, apo te percaktuar, mbi ate cfare ndjejme e ate cfare shfaqim ne lidhje me ndjenjen. E nese me pare nuk e kishit perceptuar ndjenjen me te gjitha format e saj, duke perfshire edhe urrejtejn, edhe dashurine, edhe diellin, edhe stuhine, edhe lulezimin, edhe terbimin, edhe ngrohtesine...Mendoj se ka ardhur koha ta beni per te kuptuar me shume, e per ti pare gjerat ndryshe... Sepse me Grein (Christian Grey) ne fakt cdo gje eshte ndryshe. I'm waiting for the last one. xoxo   M.O  



Leo GIRL :)






                                                          Leo Print Halloween Look


Nje Look Halloween? Nuk e di se cfare keni menduar ju, edhe cfare keni aplikuar por une kete vit u argetova shume duke u transformuar ne nje Leo Girl :) . Eshte e thjeshte, mjafton te aplikoni phuhurin e syve me tonalitetet e duhura dhe te jete me shkelqim, efektin e spot ve mund ta krijoni me nje laps te zi, ose me nje penel, une keshilloj te jet waterproof, per te mos u leshuar gjate darkes, e per mos u miksuar me kalimin e oreve. Penelin duhet ta aplikoni edhe siper pluhurit. Thelbesore eshte qe rimeli do te ishte mire te perdorej, voluminoz per ti dhene me shume jete shikimit. Kete look e kam aplikuar vet ne shtepi dhe me besoni nuk eshte aq i parealizueshem. Por cdo gje e keni te shpjeguar edhe ne tutorial.  Keshtu qe po ju le nen shoqerine e tutorial it  Tutorial Leo Print Eyes   & ENJOY IT :)  MIAOoooooooooooo  M.O







                                                     

N.J.Fashion


                            

 

Not Just FASHION
Me ngjyra, pa ngjyra, Chic dhe Casual... Gjithmone evolon, por edhe, kthehet e rikthehet ne hapat e saj te pare... Nga copat me te thjeshta deri tek mendafshi i cilesise se pare i kombinuar me dandella dhe gure te cmuar. Nga buzekuqi klasik deri tek ngjyrat e tejdukshme dhe natyrale. Nga manikyri i sajuar me vajera te ngjyrosur, deri tek ngjyrat me te shfrenuara Neon dhe fuchsia (fuxia) qe mbajme ne thonjte tane. Nga rimeli i sajuar me boje kepucesh, e deri tek mascara voluminoze, qe i zgjat dhe i jep jet qerpikeve tane. Nga bizhute klasike deri tek ato me ekstremet qe mbushin gishtat tone, kycet e dores me shume llojshmeri modelesh duke nderthurur perla me guret, gjembat me fjongot, zinxhiret e trashe me ngjyra te embla, vareset shik me ato ekstravagante. Nga shallrat e mendafshte te holle, tek ato te brand eve me te njohura, me dizajnet e tyre siper si Vuitton dhe YSL. Nga kapelet e dikurshme edhe beretat franceze te kuqe edhe te zeza, te rikthyera ne ngjyra nga me te ndryshmet, me aksesore; me pupla, me fjongo pa harruar ketu, ato te punuarat me grep e me shtiza, te dekoruara me gura e temina. Rripat? Gjithmone prane nesh, nga ato klasiket, boje kafe te erret edhe luster fine te zeze, deri tek ato prej llastiku, mendafshi, tyl, fjongo e veshur me dandelle e dekoruar, sepse theksojne dhe kane per detyre te mbajne lehte, gjithmone nje nga pjeset me femerore sic eshte Beli. Syze dielli? Nuk do isha shume e sigurt sa shume do ti mbanim ato, po te mos kishin modele dhe ngjyra nga me te ndryshmet, te cilat na personifikojne, e po te mos, ishin te dekoruar me gure swarovski (nje lidhje e vecante kjo e femrave me keta gure). Corapet, nga tyl i holle bezhe, tek Le Parigine t e famshme qe po bejne xhiron e botes me topat bardhe e zi edhe flutrat qe perkedhelin lehte nyjet e kembeve tona. Nga gjilperat, deri tek makinat qepese industriale. Nga revistat e para, deri tek Vogue dhe Elle. Nga henna (kenaja) per te bere floket tane te dukeshin dryshe, deri tek larmishmeria e bojrave te flokeve, me te gjitha tonalitetet te mundshme. Nga Chanel e De La Renta tek Gaultier e D&G. Duke vazhduar me cantat, mikeshat tona te perhershme e te pandashme, te formave te ndryshme te ngjyrave te ndryshme baguette, pocket e te tjera, te cilat na shoqerojne kudo, pervec se mbajne me ne brenda vetes nje pjese te rendesishme tonen, sherbejne si aksesori me i rendesishem. Fustanet jooo nuk do te mundeshim kurre te mos flisnim per ta, jane te vetmit qe na bejne te ndjejme pushtetin qe kemi edhe te vleresojme feminilitetin tone.  Ahhh se per pak desh harrova me te rendesishmet Kepucet, qofshin ato balerinat Miu Miu, apo Chic nga Jimmy Choo ose Louboutin me taka dhe gjemba. Nga te zezat e perheshme klasike, deri tek animal prints. Dhe qershia mbi torte parfumet, duke filluar me klasiket fancez Chanel Nr.5 per te vazhduar me esencat me mikluese te Calvin Klein dhe Moschino. Dhe ne mes te gjithckaje, ndodhemi ne qe kemi gjithmone nje deshire te shfrenuar per shopping. Si shpjegohet kjo? E thjeshte, here sepse jemi te merzitura edhe na ngre humorin, here sepse jemi te lumtura qe vjen sezoni i ri, edhe duhet patjeter te blejme dicka, here sepse nuk kemi asgje per te veshur (tipike e femrave), here sepse nuk mund te shkojme ne nje darke me nje fustan qe e kemi veshur nje here tashme, justifikime nga me te ndryshmet, vetem per t'u bere pjese e asaj bote. Bote qe investohen milarda edhe shpenzohen miliarda. Sepse magjia qe ajo mbart me veten, eshte me e forte se cdo lloj arsyetimi. E si perfundim gjithmone kemi dicka per te blere. Gjithmone na duhet te blejme dicka e perfundojme ne nje rrejte magjepsese prej se ciles veshtire te dalesh, nese do te dalesh gjithmone. Por asnje nuk del asnjehere, sepse terheqja per te qene pjese e asaj bote eshte shume e forte. Keshtu qe thjeshte shijoni blerjet dhe kaq.           



Sepse duam apo nuk duam, te gjithe jemi pjese e kesaj edhe njeriu me i thjeshte ne bote mban veshur nje T-Shirt sportiv qe mund te jete bere nga nje koleksion per everyday wear. 

Kjo eshte industria gjigande, qe ve ne levizje te gjithe boten edhe te gjithe njerezit.          


Frymezuar Nga Nje Dite Normale e Premte. 

Faleminderit qe ishit me mua. 

M.O

Pershendetje



                                         

 

    

                                                                       Pershendetje une jam ONA 


 Ky Blog do te me perfaqesoje thjeshte Mua :) Ketu do te kete pak: kripe, pak piper edhe pak sheqer ;) Shpresoj ti shijoni te gjitha. M.O