Not Just FASHION
Me ngjyra, pa
ngjyra, Chic dhe Casual... Gjithmone evolon, por edhe, kthehet e
rikthehet ne hapat e saj te pare... Nga copat me te thjeshta deri tek
mendafshi i cilesise se pare i kombinuar me dandella dhe gure te cmuar.
Nga buzekuqi klasik deri tek ngjyrat e tejdukshme dhe natyrale. Nga
manikyri i sajuar me vajera te ngjyrosur, deri tek ngjyrat me te
shfrenuara Neon dhe fuchsia (fuxia) qe mbajme ne thonjte tane. Nga
rimeli i sajuar me boje kepucesh, e deri tek mascara voluminoze, qe i
zgjat dhe i jep jet qerpikeve tane. Nga bizhute klasike deri tek ato me
ekstremet qe mbushin gishtat tone, kycet e dores me shume llojshmeri
modelesh duke nderthurur perla me guret, gjembat me fjongot, zinxhiret e
trashe me ngjyra te embla, vareset shik me ato ekstravagante. Nga
shallrat e mendafshte te holle, tek ato te brand eve me te njohura, me
dizajnet e tyre siper si Vuitton dhe YSL. Nga kapelet e dikurshme edhe
beretat franceze te kuqe edhe te zeza, te rikthyera ne ngjyra nga me te
ndryshmet, me aksesore; me pupla, me fjongo pa harruar ketu, ato te
punuarat me grep e me shtiza, te dekoruara me gura e temina. Rripat?
Gjithmone prane nesh, nga ato klasiket, boje kafe te erret edhe luster
fine te zeze, deri tek ato prej llastiku, mendafshi, tyl, fjongo e
veshur me dandelle e dekoruar, sepse theksojne dhe kane per detyre te
mbajne lehte, gjithmone nje nga pjeset me femerore sic eshte Beli.
Syze dielli? Nuk do isha shume e sigurt sa shume do ti mbanim ato, po
te mos kishin modele dhe ngjyra nga me te ndryshmet, te cilat na
personifikojne, e po te mos, ishin te dekoruar me gure swarovski (nje
lidhje e vecante kjo e femrave me keta gure). Corapet, nga tyl i holle
bezhe, tek Le Parigine t e famshme qe po bejne xhiron e botes me topat
bardhe e zi edhe flutrat qe perkedhelin lehte nyjet e kembeve tona. Nga
gjilperat, deri tek makinat qepese industriale. Nga revistat e para,
deri tek Vogue dhe Elle. Nga henna (kenaja) per te bere floket tane te
dukeshin dryshe, deri tek larmishmeria e bojrave te flokeve, me te
gjitha tonalitetet te mundshme. Nga Chanel e De La Renta tek Gaultier e
D&G. Duke vazhduar me cantat, mikeshat tona te perhershme e te
pandashme, te formave te ndryshme te ngjyrave te ndryshme baguette,
pocket e te tjera, te cilat na shoqerojne kudo, pervec se mbajne me ne
brenda vetes nje pjese te rendesishme tonen, sherbejne si aksesori me i
rendesishem. Fustanet jooo nuk do te mundeshim kurre te mos flisnim per
ta, jane te vetmit qe na bejne te ndjejme pushtetin qe kemi edhe te
vleresojme feminilitetin tone. Ahhh se per pak desh harrova me te
rendesishmet Kepucet,
qofshin ato balerinat Miu Miu, apo Chic nga Jimmy Choo ose Louboutin me
taka dhe gjemba. Nga te zezat e perheshme klasike, deri tek animal
prints. Dhe qershia mbi torte parfumet, duke filluar me klasiket fancez
Chanel Nr.5 per te vazhduar me esencat me mikluese te Calvin Klein dhe
Moschino. Dhe ne mes te gjithckaje, ndodhemi ne qe kemi gjithmone nje
deshire te shfrenuar per shopping. Si shpjegohet kjo? E thjeshte, here
sepse jemi te merzitura edhe na ngre humorin, here sepse jemi te lumtura
qe vjen sezoni i ri, edhe duhet patjeter te blejme dicka, here sepse
nuk kemi asgje per te veshur (tipike e femrave), here sepse nuk mund te
shkojme ne nje darke me nje fustan qe e kemi veshur nje here tashme,
justifikime nga me te ndryshmet, vetem per t'u bere pjese e asaj bote.
Bote qe investohen milarda edhe shpenzohen miliarda. Sepse magjia qe ajo
mbart me veten, eshte me e forte se cdo lloj arsyetimi. E si perfundim
gjithmone kemi dicka per te blere. Gjithmone na duhet te blejme dicka e
perfundojme ne nje rrejte magjepsese prej se ciles veshtire te dalesh,
nese do te dalesh gjithmone. Por asnje nuk del asnjehere, sepse terheqja
per te qene pjese e asaj bote eshte shume e forte. Keshtu qe thjeshte
shijoni blerjet dhe kaq.
Sepse duam apo nuk duam, te gjithe jemi pjese e kesaj edhe njeriu me i
thjeshte ne bote mban veshur nje T-Shirt sportiv qe mund te jete bere
nga nje koleksion per everyday wear.
Kjo eshte industria gjigande, qe ve ne levizje te gjithe boten edhe te gjithe njerezit.
Frymezuar Nga Nje Dite Normale e Premte.
Faleminderit qe ishit me mua.
M.O
No comments:
Post a Comment