Tuesday, November 27, 2012

SHQIPERIA IME



          

                Kuq & ZI 


Vendi i Shqiponjave? PO ajo eshte SHQIPERIA Ime e dashur, me syte e mprehte si shqiponje, e pa trembur edhe me shume guxim. Ajo eshte qe feston 100 Vjetorin e pavaresise. Me ngjyrat kuq e zi qe dominojne Tiranen time, e te gjithe Shqiperine time. Te eger, te dashur, te ashper, te dhunshem, inteligjent, mafioze, te korruptuar, te mire, te keqinj... mbiemra nga me te ndryshmit kemi mbajtur ne shqiptaret mbi supe, mbiemra qe te lejne nje shije te hidhur. Edhe pse na kane copetuar e na kane ngrene te gjithe, nga nje cope, te gjithe nga nje llokem prap ne jemi ata qe mbajme mbiemra e epitete, ndersa ata qe na kane grabitur c'ka eshte e jona jane zoterinj te kollarisur. Po ti o vendi im, ju o njerezit e mi qe me lot e me gjak e late ate flamur, perse nuk u ngritet te cirreshit e te bertisnit, se po ju dhimbte, kur ju shkulnin, kush nje dore, e kush nje kembe. E prap edhe pse i gjymtuar o vendi im i shkrete, prap ti mbahesh ne kembe, duron e mundohesh te ecesh ose te zvarritesh, por mbijeton. Ne keto 100 vite eshte bere shume, eshte bere pak, eshte bere akoma me shume, eshte bere shume shume pak, perkufizime nga me te ndryshmet nga njerez te ndryshem, por asnjehere nuk eshte bere aq sa duhet. Me shpresen se per vendin tim te vogel (te lene keshtu,jo se ka qene i vogel) por me zemer te madhe, te behet me shume, po e mbyll postimin tim per sot. M.O          

No comments:

Post a Comment