Tuesday, December 4, 2012

NEW Hair Cut & Look :)



  Look i Ri & Prerje e Re 


Pra ky eshte look u im i ri. Ngjyra baze eshte geshtenje dhe fundi vjen duke u celur ne ngjyre bakri te erret. Keshtu formohet efekti ombra, qe eshte duke u perdorur shume kete sezon, me kombinime nga me te ndryshmet. Ndersa prerja eshte nje e drejte. Me kane pelqyer gjithmeone floket e kukullave Barbie, ne momentin qe mi sillnin dhurate. Pse them ne momentin qe mi sillnin dhurate? E thjeshte sepse ne fillim i kishin floket perfekte, te prera drejte ne fund e te shtrira me shume kujdes dhe mjaft te lemuar. Per t'u shnderruar me pas ne nje katasrofe, nga ngjyrosja dhe cngjyrosja qe une i beja me lapustila te ndryshem ne mungese te bojes :P. Pa folur ketu per modelin, qe kishte gjithmone diku nje gershet te holle neper te, ca onde edhe vinte nje moment, qe i mbushej koka me fije me ngjyra te ndryshme. E te gjitha keto qe te dukej ndryshe edhe "Perfekte" ne cdo feste qe shkonte. Por fatmiresisht une nuk kam nje parukiere te tille, qe te eksperimentoje "dhunshem" me floket e mi. Kjo edhe per faktin se e limitoj qe te eksperimentoje me prerjet qe une i sygjeroj, pasi lyerjen e bej gjithmone vet qe prej 3 vitesh. Nuk e di ju por une, ne baze te eksperiences, kam mesuar te mos i besoj parukiereve ne lyerje :P. Ne fakt qe te rikthehemi tek Ombra, shume tendence ka bere nderthurja e ngjyres baze geshtenje dhe ngjyra e dyte e aplikuar, ka qene e verdha. Duke qene se ne dimer mua me pelqen te eksperimentoj me ngjyrat e ngrohta qe i pershtaten me shume stines, mendova te jap nje rezultat sic mund ta shihni ne foto. Shpresoj t'ju pelqejne e ndoshta ju kam ndihmuar edhe juve, me nje ide me shume :) xoxo M.O 

No comments:

Post a Comment